Nuk është nevoja as për software të kushtueshme dhe të komplikuara!
Situata e krijuar nga pandemia e COVID19 ka limituar aktivitetin e shumë bizneseve, duke lënë shumë klientë në qiell të hapur. Shumë prej tyre i janë drejtuar videove në YouTube për qethjet e flokëve apo rregullimin e manikyrit të thonjve. Le të mos flasim për rezultatet e këtyre nismave...
Shumë klientë janë të pritje të hapjes së laboratorëve të analizave, klinikave veterinare, klinikave dentare, etj., të tjerë presin të takojnë okulistin, noterin, gjinekologun, fizioterapistin.
Së shpejti shumë biznese do mund të ushtrojnë aktivitetin, çka sjell një problem të një lloji tjetër.
Rezervime
Mbingarkime
Orare
Keqkuptime
Ky është shansi më i mirë për ti dhënë fund njëherë e mirë panikut.
Me anë të faqes së re Prenotoj.al, ju do të mund të zgjeroni klientelën dhe të kurseni kohë, thjesht me anën e lehtësimit të procesit të rezervimit.
Biznese
A jeni në pritje një boom-i klientësh, e nuk jeni të sigurtë si do i përballoni? A do dinë klientët ku të vinë e nëse ju po i ofroni shërbimet tuaja në këto kohë? Në këtë periudhë high-tech a ja vlen më të rrezikoni me shënime takimesh në një bllok që më shumë ju ngatërron sesa ju zgjidh punë?
Axhenda juaj virtuale, në një faqe të vetme.
Një shërbim transparent dhe direkt ju ofron regjistrimin e të gjitha shërbimeve tuaja e çmimeve të tyre, si dhe editimin e disponueshmërinë tuaj, në një vend lehtësisht të aksesueshëm nga çdo klient potencial.
Sistemi nuk ngatërrohet, duke siguruar që koha juaj po shpenzohet në mënyrë sa më optimale: duke bërë atë që ju bëni më mirë!
Në çdo moment të ditës, me anë të aksesit në faqen tuaj të biznesit ju mund të vendosni orare të reja të lira, duke evituar keqkuptimet.
Menaxhoni oraret dhe rezervimet, nga celulari apo kompjuteri juaj. Prenotoj.al ju ofron kalendar unik për menaxhimin e klientëve, duke bërë parcelizimin e tyre menjëherë.
Vendosni kohëzgjatjen dhe çmimin e shërbimit, oraret e lira dhe ato të zëna, dhe njoftohuni menjëherë për rezervimet. Klientët kujtohen me anë të një sistemi email të automatizuar sipas dëshirës e nevojës suaj.
Ju vendosni oraret e lira, klientët zgjedhin, dhe kështu zhduket nevoja për biseda të gjata, kontrolle të kalendarit, krijime pakënaqësish.
Pagesat kryhen në mënyra të verifikuara 100% me anë të pagesës Cash te korrieri, pagesës cash në biznes apo me anë të PayPal. Koha juaj nuk humbet.
Axhenda juaj virtuale! Mos humbisni më asnjë klient dhe thjeshtoni procesin e rezervimit, vetëm në një klik.